Оглас
Republika e Maqedonisë së Veriut – Institucioni Nacional Qendra për kulturë „Vëllezërit Miladinovci“ – Strugë
Në bazë të nenit 20-g të Ligjit për punonjësit në sektorin publik dhe nenit 22 paragrafi (1) rreshti (1), paragrafi (4) të Ligjit për marrëdhëniet e punës, Qendra Kulturore "Vëllezërit Miladinovci" - Strugë, publikon
SHPALLJE PUBLIKE Nr. 1 / 2020
Shpallje për punësimin e punëtorëve me kohë të pacaktuar për punët në vijim
Publikohet shpallje për punësimin e punëtorëve me kohë të pacaktuar për të kryer punët në vijim:
Numri rendor, shifër dhe titulli i vendit të punës |
1. Bashkëpunëtor i arteve vizuele, dizajn dhe arkitekturë, KUL 0304G03005 |
Numri i punonjësve |
1 (një) |
Kushtet e përgjithshme të cilat duhet t′i plotësojnë kandidatët:
|
Të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut;
|
Kushte të posaçme |
Niveli i arsimimit më së paku 240 kredi sipas SETK-së ose të ketë kryer shkallën VII/1, ose të ketë kryer arsimin e mesëm edhe atë; Ne sferën; Artit figurativ, Arkitekturë, ose Arsim i mesëm i arteve Përvojë pune, më së paku një vit në profesion
|
Programi i orarit të punës, fillimi dhe mbarimi i orëve ditore dhe javore
|
Orari i punës gjatë javës është – maksimumi 40 orë në javë, orari i punës me fillim; e hënë – e premte nga ora 8 deri 16.
|
Paga neto (bazë) e rrogës |
24656 denarë |
Në pajtim me planin vjetor për punësim në institucion për vitin 2020, është parapar punësimi për Maqedonas – e. |
Numri rendor, shifër dhe titulli i vendit të punës |
2. Bibliotekar KUL 0304D03001 |
Numri i punonjësve |
1 (një) |
Kushtet e përgjithshme të cilat duhet t′i plotësojnë kandidatët:
|
Të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut; |
Kushte të posaçme |
Niveli arsimor më së paku 240 kredi sipas SETK-së ose të kryer shkallën VII/1, edhe atë: Shkencat politike Përvojë pune; me përvojë pune deri në një vit.
|
Kushte tjera të posaçme |
Provim i dhënë për përpunimin zyrtar të botimeve monografike; Çertifikatë për dhënien e provimit për Përdorimin e mbështetjes së softuerit COBISS3 / Shkarkimi i regjistrave dhe fondit
|
Programi i orarit të punës, fillimi dhe mbarimi i orëve ditore dhe javore |
Orari i punës gjatë javës është – maksimumi 40 orë në javë, orari i punës me fillim e hënë – e premte nga ora 8 deri 16. |
Paga neto (bazë) e rrogës |
28917 denarë |
Në pajtim me planin vjetor për punësim në institucion për vitin 2020, është paraparë punësimi për Maqedonas– e. |
Afati i fundit për dorëzimin e kërkesës për punësim: 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga dita e botimit në gazetat ditore.
Aplikimin për punësim me provat e kërkuara për plotësimin e kushteve të punës (në formë letre), kandidatët duhet të paraqesin në arkivin e institucionit ose me postë në adresën e mëposhtme:
:
Qendra për kulturë „Vëllezërit Miladinovci“ – Strugë
rr. 15- ti Korpus pn 6330 Strugë
( Me shënim për shpalljen publike Nr. 1/2020
Mënyra e zbatimit të procedurës së përzgjedhjes do të zbatohet në përputhje me Ligjin për punë në sektorin publik, Ligjin për kulturë dhe në pajtim me rregulloret e përgjithshme të punës, që janë në fuqi në shtet, përkatësisht përzgjedhja administrative për verifikimin e besueshmërisë së të dhënave dhe provave të paraqitura nga kandidatët në shpalljen publike; intervistë me kandidatët që kanë kaluar me sukses procedurën e bazuar në dokumentet (provat).
Aplikimi për punësim për vendin e punës përmban :
- Të dhëna për kandidatin (emri dhe mbiemri, numri amëz i qytetarit, data dhe vendi i lindjes, adresa dhe vendi i banimit, adresa e postës elektronike të kandidatit, telefoni i kontaktit, përkatësia e bashkësisë (kombësisë)), si dhe një letër e shkurtër motivuese;
- Biografi e shkurtër;
- Deklaratë për përmbushjen e kushteve të përgjithshme për vendin e punës duke theksuar PO / JO për secilin kusht veç e veç;
- Deklaratë për përmbushjen e kushteve të veçanta për vendin e punës duke theksuar PO / JO për secilin kusht veç e veç.
Kandidatët për vendin e punës duhet të paraqesin me origjinal ose kopje të noterizuar kërkesën për shpalljen e publikuar:
1. Dëshmi për nënshtetësinë e Republikës së Maqedonisë Veriore
2. Vërtetim i gjendjes së përgjithshme shëndetësore / çertifikatë mjekësore
3. Dëshmi se ai / ajo nuk është dënuar për kryerjen e një profesioni, aktiviteti ose detyre / Vërtetim me aktgjykim të formës së prerë
4. Vërtetim / diplomë për nivelin e përfunduar të arsimit
5. Dëshmi për përvojën e punës
6. Deklaratë e vetënënshkruar nga kandidati për njohje të gjuhës maqedonase
Kandidatët duhet të paraqesin të dhëna precize, të vlefshme dhe të sakta në formularin e aplikimit dhe dokumentet në formë origjinale ose kopje të noterizuar të bashkangjitura me aplikimin për shpallje Nr. 1/2020.
Republika e Maqedonisë se Veriut – Institucioni Nacional Qendra për kulturë „Vëllezërit Miladinovci“ – Strugë