C Центар за Култура "Браќа Миладиновци" - Струга
Nov, 26

Оглас

 

Republika e Maqedonisë së Veriut – Institucioni Nacional Qendra për kulturë „Vëllezërit Miladinovci“ – Strugë

Në bazë të nenit 20-g të Ligjit për punonjësit në sektorin  publik dhe nenit 22 paragrafi (1) rreshti (1), paragrafi (4) të Ligjit për marrëdhëniet e punës, Qendra Kulturore "Vëllezërit Miladinovci" - Strugë, publikon

 

SHPALLJE PUBLIKE Nr. 1 / 2020

Shpallje për punësimin e punëtorëve me kohë të pacaktuar për punët në vijim

Publikohet shpallje për punësimin e punëtorëve me kohë të pacaktuar për  të kryer punët në vijim:

 

Numri rendor, shifër dhe titulli i vendit të punës

1.  Bashkëpunëtor i arteve vizuele, dizajn dhe arkitekturë, KUL 0304G03005

 Numri i punonjësve

1 (një)

Kushtet e përgjithshme të cilat duhet t′i plotësojnë kandidatët:

 

Të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut;
Njohje aktive të gjuhës maqedonase,
Të jetë i moshës madhore,
Të ketë aftësi të përgjithshme shëndetësore,
Me aktgjykim gjyqësor të plotfuqishëm të mos i jetë shqiptuar dënim ndalesë për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës.

 

 Kushte të posaçme

Niveli i arsimimit më së paku 240 kredi sipas SETK-së ose të ketë kryer shkallën VII/1, ose të ketë kryer arsimin e mesëm edhe atë;

Ne sferën;

Artit figurativ, Arkitekturë, ose

Arsim i mesëm i arteve

Përvojë pune,  më së paku një vit në profesion

 

 

Programi i orarit të punës, fillimi dhe mbarimi i orëve ditore dhe javore

 

Orari i punës gjatë javës është – maksimumi  40 orë në javë, orari i punës me fillim; e hënë – e premte nga ora 8 deri 16.

 

 Paga neto (bazë) e rrogës

24656 denarë

Në pajtim me planin vjetor për punësim në institucion për vitin 2020, është parapar punësimi për Maqedonas – e.

 

                                Numri rendor, shifër dhe titulli i vendit të punës

2.  Bibliotekar KUL 0304D03001

Numri i punonjësve

 1 (një)

Kushtet e përgjithshme të cilat duhet t′i plotësojnë kandidatët:

 

Të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut;
Njohje aktive të gjuhës maqedonase,
Të jetë i moshës madhore,
Ttë ketë aftësi të përgjithshme shëndetësore,
Me aktgjykim gjyqësor të plotfuqishëm të mos i jetë shqiptuar dënim ndalesë për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës

 Kushte të posaçme

Niveli arsimor më së paku 240 kredi sipas SETK-së ose të kryer shkallën VII/1, edhe atë:

Shkencat politike

Përvojë pune; me përvojë pune deri në një vit.

 

Kushte tjera të posaçme

Provim i dhënë për përpunimin zyrtar të botimeve monografike; Çertifikatë për dhënien e provimit për Përdorimin e mbështetjes së softuerit COBISS3 / Shkarkimi i regjistrave dhe fondit

 

Programi i orarit të punës, fillimi dhe mbarimi i orëve ditore dhe javore

Orari i punës gjatë javës është – maksimumi  40 orë në javë, orari i punës me fillim e hënë – e premte nga ora 8 deri 16.

Paga neto (bazë) e rrogës

28917 denarë

Në pajtim me planin vjetor për punësim në institucion për vitin 2020, është paraparë punësimi për Maqedonas– e.

 

                Afati i fundit për dorëzimin e kërkesës për punësim: 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga dita e botimit në gazetat ditore.

 

                Aplikimin për punësim me provat e kërkuara për plotësimin e kushteve të punës (në formë letre), kandidatët duhet të paraqesin në arkivin e institucionit ose me postë në adresën e mëposhtme:

:

Qendra për kulturë „Vëllezërit Miladinovci“ – Strugë

rr. 15- ti Korpus pn 6330 Strugë

 ( Me shënim  për shpalljen publike Nr. 1/2020 

Mënyra e zbatimit të procedurës së përzgjedhjes do të zbatohet në përputhje me Ligjin për punë në sektorin publik, Ligjin për kulturë dhe në pajtim me  rregulloret e përgjithshme të punës, që janë në fuqi në shtet, përkatësisht përzgjedhja administrative për verifikimin e besueshmërisë së të dhënave dhe provave të paraqitura nga kandidatët në shpalljen publike; intervistë me kandidatët që kanë kaluar me sukses procedurën e bazuar në dokumentet (provat).

 

 

Aplikimi për punësim për vendin e punës përmban :

 

 - Të dhëna për  kandidatin (emri dhe mbiemri, numri amëz i qytetarit, data dhe vendi i lindjes, adresa dhe vendi i banimit, adresa e postës elektronike të kandidatit, telefoni i kontaktit, përkatësia e bashkësisë (kombësisë)), si dhe një letër e shkurtër motivuese;

- Biografi e shkurtër;

- Deklaratë për përmbushjen e kushteve të përgjithshme për vendin e punës duke theksuar PO / JO për secilin kusht veç e veç;

- Deklaratë për përmbushjen e kushteve të veçanta për vendin e punës duke theksuar PO / JO për secilin kusht veç e veç.

 

Kandidatët për vendin e punës duhet të paraqesin me origjinal ose kopje të noterizuar kërkesën për shpalljen e publikuar:

 1. Dëshmi për nënshtetësinë e Republikës së Maqedonisë Veriore

2. Vërtetim i gjendjes së përgjithshme shëndetësore / çertifikatë mjekësore

3. Dëshmi se ai / ajo nuk është dënuar për kryerjen e një profesioni, aktiviteti ose detyre / Vërtetim me aktgjykim të formës së prerë

4. Vërtetim / diplomë për nivelin e përfunduar të arsimit

5. Dëshmi për përvojën e punës

6. Deklaratë e vetënënshkruar nga kandidati për njohje të gjuhës maqedonase

Kandidatët duhet të paraqesin të dhëna precize, të vlefshme dhe të sakta në formularin e aplikimit dhe dokumentet në formë origjinale ose kopje të noterizuar të bashkangjitura me aplikimin për shpallje Nr. 1/2020.

 

Republika e Maqedonisë se Veriut – Institucioni Nacional Qendra për kulturë „Vëllezërit Miladinovci“ – Strugë

 

 

 

4 Коментари

Остави коментар

Коментирај